Shkencëtarët kanë bërë një zbulim shokues se mijëra gjene vazhdojnë të jenë aktive tek kufoma edhe dy ditë pas vdekjes. Kjo mund të tregojë se jemi një hap larg gjetjes së përgjigjes të një prej pyetjeve më enigmatike deri tani: nëse ka jetë pas vdekjes?
Një studim i ri i kryer nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Uashingtonit ka treguar se më shumë se 1000 gjene vazhdojnë të jetë aktive edhe pas vdekjes, disa prej të cilave vazhdojnë të veprojnë 24-48 orë pas vdekjes, shkruan gazeta shëndeti.
Hulumtuesit shkencorë morën si model dy kafshë, minjtë dhe peshkun zebra, për të parë nëse gjenet ishin aktive. Ata zbuluan se 1063 gjene vazhdonin të ishin aktive edhe pasi kafshët kishin ngordhur. Pjesa më e madhe e gjeneve pushuan së vepruari 30 minuta pasi ngordhën kafshët, ndërsa disa vazhduan të veprojnë 24-48 orë. Këto gjene, sipas shkencëtarëve, lidhen me përgjegjësin e stresit, që do të thotë se kafshët përpiqen të ristabilizojnë aktivitetin. Më shumë se gjysma këtyre gjeneve janë të koduara për antigjenët, ndërsa të tjerat janë gjene rregullatorë, gjë që dëshmon se ka ende energji për t’u përdorur.
Një teori është se ADN-ja, që është e mbrojtur mirë, pas vdekjes e humbet funksionin për të mbajtur të lidhur gjenet, prandaj ato janë në gjendje të lirshme.
Shkencëtarët e kanë publikuar studimin e tyre tek një revistë shkencore në internet, bioRxiv, në mënyrë që të studiohet nga komuniteti shkencor.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...