Shkencëtarët në Universitetin britanik të Birmingamit kanë kryer një studim ku kanë gjetur se edhe bimët kanë tru, apo më saktësisht në embrionin e çdo bime ndodhen qelizat që veprojnë si tru dhe analizojnë kushtet e mjedisit dhe kështu diktojnë afatin se kur fara duhet të mbijë.
“Vendimi se kur duhet mbirë është vendimi më i rëndësishëm për tërë jetën e çdo bime. Nëse mbinë shumë herët, ajo do të pësojë nga të ftohtit, nëse mbijnë me vonesë, ajo do të rrezikohet nga bimët tjera dhe do të mbesë prapa në zhvillimin”, theksohet në pjesën hyrëse të elaboratit të cilin studiuesit e publikuan në revistën “PNAS”.
Hulumtimet kanë treguar se vendimin për mbirje e marrin qelizat e vogla në embrionet e bimëve që kryejnë funksionin e trurit të njerëzit dhe kafshët.
E ashtuquajtura “Qendra e vendimmarrjes” te bimët Arabidopsis përbëhet nga dy lloje të qelizave, ku të parat mbrojnë gjendjen e qetë të farës, kurse të dytat nxisin mbirjen.
“Këto dy grupe qelizash komunikojnë me njëri-tjetrin me ndihmën e hormoneve lëvizëse, që është i ngjashëm me mekanizmin analog që ndodh në trurin e njeriut gjatë vendimit për të pushuar apo lëvizur”, thuhet në rezultatet e hulumtimit.
Udhëheqësi i ekipit hulumtues George Bassel ka thënë se ky hulumtim është i rëndësishme për shkak të ndarjes thelbësore brenda embrionit me qëllim të përcaktimit të sinjalit për fillimin e mbirjes.
Shkencëtari Iain Johnson ka krahasuar mënyrën se si bima me kujdes analizon mjedisin për të mbirë me një njeri i cili lexon katër kritika të ndryshme, dhe vetëm pastaj shkon në kinema për të parë një film.
Zbulimi i fundit nga shkencëtarët britanikë mund që potencialisht të zbatohet edhe në aspektin komercial për kultivimin e disa kulturave duke nxitur mbirjen dhe kështu më pak të përdoren herbicidet.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...