Google ADS

Zbulimi në Egjipt: Ja si u ndërtuan piramidat

21:56 | 6 Nëntor 2018
Arbresh.info

Misteri se si ekzaktësisht piramidat janë ndërtuar mund të jetë më pranë zgjidhjes, pasi një ekip arkeologësh bënë një zbulim rastësor në një minierë të lashtë egjiptiane.

Shkencëtarët që kërkonin dorëshkrime të lashta u ndodhën përpara një shkalle dhe një serie të atyre që besonin se ishin gropa themeli, çka sugjeronte se puna për zhvendosjen e blloqeve të mëdha të betonit të përdorura për të ndërtuar monumentet mund të jetë kryer më shpejt nga sa mendohej.

Ndërsa teoria se egjiptianët e lashtë përdornin platformat e lëvizshme për të zhvendosur gurët ka qenë e njohur, struktura e zbuluar nga një ekip anglo-francez, që daton në periudhën kur piramida e madhe e Gizës u ndërtua, është shumë më efikase nga sa mendohej se ishte e mundur.

Shkencëtarët besojnë se zbulimi i tyre është domethënës pasi ata sugjerojnë se në këtë mënyrë puna mund të ecte me ritme më të shpejta, pa përfshirë punën e rëndë të një numri të madh njerëzish.

Mbishkrimet e zbuluara në struktura i kanë bërë shkencëtarët të mendojnë se ato datojnë nga koha e faraonit Khufu apo Keops, që ndërtoi piramidën e madhe. Pavarësisht se nuk ka prova që kjo metodë është përdorur për të ndërtuar atë monument, shkencëtarët besojnë se është logjike të mendosh se kjo mund të ketë qenë teknika që ishte në përdorim në Egjipt në atë kohë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme