Google ADS

Zakonet e këqija që kanë këto bukuroshe të Hollywood-it

20:21 | 23 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Ato janë të bukura dhe të famshme.

Këto gra duken sikur nuk kanë asnjë të metë, por e vërteta qëndron ndryshe, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë më poshtë do mund të zbuloni të metat që kanë yjet, pasi përkundër famës, edhe ato janë njerëz.

Britney Spears dhe Olivia Wilde

14015010-17011560-0-11imagecollage-0-1492161940-1492161946-650-5-1492161946-650-bfa1855f72-1492450641

Kafshimi i thonjëve – këto dy bukuroshe kanë këtë ves të keq. Edhe pse përpiqen që ta kontrollojnë, shpesh herë nuk ja dalin.

Sarah Jessica Parker dhe Halle Berry

14015060-17015610-1-11imagecollage-0-1492162447-1492162451-650-7-1492162451-650-bfa1855f72-1492450641

Kafshimi i buzëve dhe thumbimi i fytyrës – Sarah Jessica Parker nuk mund të heq qafe zakonin e saj të keq që të thumbojë fytyrën, në anën tjetër, Hally Berry, gjithmonë kafshon buzët. Edhe pse përdor balsam për buzë, në mënyrë që të largojë këtë shprehi, ajo e ka të vështirë të heq dorë nga ky ves.

Rihanna dhe  Kylie Jenner

14015110-17015860-2-11imagecollage-0-1492162873-1492162875-650-6-1492162875-650-bfa1855f72-1492450641

 

Varësia nga mediat sociale – Rihanna nuk mund të jetojë pa mediat sociale. Psikologët kanë analizuar sjellen e saj dhe kanë ardhur në përfundim se ajo është e varur nga rrjetet sociale. E njejta gjë thuhet edhe për modelen Kylie Jenner.

Barbra Streisand dhe Mila Kunis

14015160-17016810-3-11imagecollage-0-1492163189-1492163202-650-6-1492163202-650-bfa1855f72-1492450641

Ushqimi i shpejtë – Barbra Streisand mund të hajë petulla dhe drithëra të ëmbël pa ndalur, ndërsa Mila Kunis ka pranuar se ajo humb kilogramë vetëm kur merr ndonjë rol, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme ushqehet me hamburger dhe ushqim kinez.

Lana Del Rey dhe Katherine Heigl

14015210-17019410-4-11imagecollage-0-1492163852-1492163855-650-6-1492163855-650-bfa1855f72-1492450641

Pirja e duhanit – Katherine Heigl u përpoq ta linte këtë zakon të keq shumë herë, por prapë ajo kthehej në të. Ndërkohë, Lana Del Rey thotë se nuk mund të fillojë as ditën e saj pa një kafe dhe një cigare.

Cameron Diaz dhe Katy Perry

14015260-17019510-5-11imagecollage-0-1492164531-1492164553-650-6-1492164553-650-bfa1855f72-1492450641

Pastërtia – Cameron irritohet shumë kur sheh pështymë në vendet publike. Dyert nuk i hap kurrë me dorë, por me bërryla. Ndërkohë, Katy Perry gjithmonë me vete mban 20 brusha të dhëmbëve dhe pastron dhëmbët 6 herë në ditë.

Jessica Simpson dhe  Adele

14015310-17021510-6-11imagecollage-0-1492165048-1492165052-650-5-1492165052-650-bfa1855f72-1492450641

Përtypja e çamçakëzave- Adele mbush gojën e saj me çamçakëz edhe kur mban koncerte. Jessica Simpson është e varur nga çamçakëzat e nikotinës. Gjëja e veçantë këtu është se Jessica kurrë nuk ka pirë duhan.

Keira Knightley dhe  Helen Mirren

14015360-17021760-7-11imagecollage-0-1492165430-1492165433-650-1-1492165433-650-bfa1855f72-1492450641

Fyerjet – Helen Mirren nuk i fsheh emocionet e saj dhe gjithmonë e thotë atë që e mendon. Keira Knightely gjithashtu ka zakon që gjatë bisedave edhe të fyej. Gjatë bisedave, asnjëra nga këto aktore nuk e heton se po fyen.

Victoria Beckham dhe Christina Aguilera

14015410-17021910-8-11imagecollage-0-1492165703-1492165707-650-5-1492165707-650-bfa1855f72-1492450641

Shooping – Victoria Beckham ka pranuar se ajo shpenzon rreth 150 mijë dollarë duke blerë rroba. Kur sheh një artikull që i pelqën, Victoria nuk e sheh madhësinë apo ngjyrën, por vetëm e blen. Ndërsa, të njejtin ves ka edhe këngëtarja Christina Aguilera, për të cilën thuhet se dollapet e saj nuk kanë asnjë vend bosh nga rrobat.

Jennifer Lopez dhe Sofia Vergara

14015460-17022610-9-11imagecollage-0-1492166115-1492166120-650-5-1492166120-650-bfa1855f72-1492450641

Kafja – ndoshta ky është zakon i keq, por në fakt, a mund të jetë pikërisht eliksiri i bukurisë së përjetshme te këto dy gra? Jennifer dhe Sofia nuk mund të fillojnë ditën pa pirë dy filxhanë kafe./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme