Gjumë pa fund, dremitje të herëpashershme, të ndenjurit zbath dhe pipa e tij e pandashme: janë këto sekretet e gjeniut Albert Einstein (Albert Ajnshtajn) që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës së tij të përbërë jashtë kornizave. Edhe pse gjenet përbëjnë 40% të inteligjencës sonë, duket se një pjesë e mirë varet edhe nga faktorët ambientalë. Me fjalë të tjera, zakonet luajnë një rol të rëndësishëm në arsyetimin dhe në marrjen e vendimeve.
10 orë gjumë. Gjumi, siç dihet nga të gjithë, është një qetësues shumë i mirë për trupin, mendjen dhe zgjidhjen e problemve. Ainshtajni e kishte marrë këtë rregull shumë seriozisht: flinte të paktën 10 orë natën dhe gjatë ditës dremiste në poltron me një jastëk në dorë. Kur muskujt i çliroheshin, i binin takëmet në dhé zhurmshëm dhe atëherë ai kishte momentin e zgjimit. Disa studime shkencore kanë treguar se, pas 8 orë gjumi, ai kishte një intuitë të mirë matematikore. Është gjumi që të bën inteligjent apo është inteligjenca që të bën të flesh më shumë? Këtë nuk e dimë: çfarë është e sigurt është se Ainshtajni nuk ka munguar asnjëherë në “seancat bujare” të gjumit. Një shëtitje gjatë ditës … Në rutinën e tij të përditshme nuk mungonin shëtitjet e gjata. Kur punonte në Princeton, përshkonte në këmbë 2.4 km vajtje-ardhje.
Duke detyruar trurin të përqendrohej në vënien e një këmbe para tjetrës, ai përqendrohej në veprime konkrete, duke favorizuar një gjendje tjetër, që quhet hipofrontaliti i rastit: ndërsa mendimi dhe përpunimi i informacionit frenohet, ajo favorizon intuitën krijuese. Për drekë makarona. Ainshtajni i pëlqente makaronat. Ai donte një dietë të pasur me karbohidrate: truri konsumon 20% të energjisë totale e kërkuar nga trupi, edhe pse përbën vetëm 2% të peshës së tij. Neuronet preferojnë sheqerna të thjeshta, të tilla si glukoza. Megjithatë, kur nivelet e glukozës bien, trurit papritmas i humbet energjia. Por, përveç kësaj, doza e karbohidrateve e siguruar nga një pjatë me makarona mund të jetë pak e tepruar, për të nisur menjëherë në arsyetime (përfitimet maksimale të energjisë për trurin janë 25 g karbohidrate). Në këtë rast, është e vështirë për të arritur në një përfundim. Pipa, e pashmangshme në jetën e tij. Mendimet e Ainshtajnit ishin të shoqëruara pothuajse gjithmonë nga cigarja e vendosur në pipë: në kohën kur për rreziqet e pirjes së duhanit flitej e dihej pak, shkencëtarët besonin se ky zakon kontribuonte në qartësinë e arsyetimit të Ainshtajnit. Ishin vitet ’40 dhe Ajnshtajni ishte një gjeni, pavarësisht nga kjo e metë, dhe jo për shkak të saj.
Sot në fakt ne e dimë se sa dëme sjell pirja e duhanit, privon trurin për të thithur oksigjen dhe pengon rritjen e neuroneve. Në një eksperiment të bërë te 20 mijë adoleshentë amerikanë është arritur në përfundimin se fëmijët më inteligjentë, kur rriten kanë tendencën të tymosin. Ndërkohë në Britaninë e Madhe ata që pinë duhan kanë tendencën ta kenë IQ më të ulët.
Një gjeni që rrinte me këmbët zbathur. Një tjetër zakon i çuditshëm i Ainshtajnit ishte të ecte me këmbët zbathur. Ai kishte vendosur të ecte me këmbët zbathur sepse gjithmonë i bëhej një vrimë në gishtin e madh të këmbës. Nuk ka studime shkencore që të thonë se duke ndjenjur zbathur, inteligjenca mund të jetë më e lartë.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...