Google ADS

Winston Churchill kishte tradhëtuar gruan e tij me hallën e modeles Cara Delevinge

22:53 | 25 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Ndoshta ishin orët e tij më të errëta, kur ai vendosi të tradhëtoj gruan e tij.

Winston Churchill, kryeministri britanik i nderuar i cili udhëhoqi vendin e tij në fitore në Luftën e Dytë Botërore, nuk ka qenë edhe aq burrë i rehatshëm në jetën e tij private, shkruajn “Sunday Times of London”, transmeton portali arbresh.info

Besohet se dashnorja e tij ishte Doris Castlerosse, halla e madhe e modeles dhe aktores Cara Delevinge.

Lajm i befasishëm erdhi nga ndihmësi i Churchill, John “Jock” Colville.

Dy vjet para vdekjes së tij në vitin 1987, Colville regjistori kujtimet e tij ish-kryemnistrin e Britanisë së Madhe, por deri me tani askush nuk ka dëgjuar për to.

“Ai (Churchilli) bëri një gjë të tmerrshme”, tha Colville.

“Edhe pse nuk ishte shume i ndezur pas grave tjera, ai ka tradhëtuar gruan e tij një herë. Ai kishte një aferë të shkurtër me Doris Castlerosse”, shtoi ai.

Ai kujton se Churchill kishte kaluar kohën me aktoren në shtëpinë e saj në Francë.

Afera nga viti 1933 deri më 1937.

Raporti i fundit nuk tregon nëse gruaja e tij, Clementine e kupto ndonjëherë për këtë aferë jashtëmartesore./arbresh.info/

Të ngjashme