Pas hulumtimeve të kryera në muajin mars, shkencëtarët kanë paralajmëruar se vullkani më i rrezikshëm në botë “Campi Flegrei” në Napoli të Italisë është pranë shpërthimit.
Shkencëtarët njoftuan se vullkani i “harruar” ishte në një fazë kritike dhe se aktivitetet e mëtejshme mund të çonin në një shpërthim të fuqishëm.
Duke folur ekskluzivisht për gazetën britanike “Daily Star Online”, ekspertët kanë paralajmëruar për pasojat shkatërruese që një shpërthim sado i vogël mund të ketë në Evropë.
“Campe Flegrei” shpërtheu në vitin 1538 dhe retë e dendura të smogut ndenjën në qiell për tetë ditë.
Shpërthim 1538-ës, ndoqi një sërë shpërthimesh të vogla, dhe ishte një nga fatkeqësitë natyrore më të rënda që ka goditur Italinë fqinje, shkruan syri.net. Megjithatë ekspertet kanë ngritur alarmin se vullkan ka qenë rregullisht duke ‘vluar’ dhe duke shkaktuat tërmete të vogla që nga viti 1950.
Sipas ekspertëve, në qoftë se si do të shpërthejë, do të vërë në rrezik 360.000 njerëzit që jetojnë në Caldera dhe Napoli.
Stefano Carlino, nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, ka deklaruar se pritet një shpërthim në një shkallë të ngjashme me atë të vitit 1538.
Ai shprehet i shqetësuar për faktin se vullkani famëkeq ka krijuar një kore të ngjashme me shpërthimin e 1538-ës, dhe paralajmëron se “Campi Flegrei” është në një “fazë kritike”.
Nëse analiza është e saktë, transporti ajror mund të hidhet në anarki të plotë, dhe fluturimet mbi qiellin evropian dhe sidomos në Ballkan do të pezullohen për javë të tëra.
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...