Një ekip kërkuesish nga universiteti Luteran i Kalifornisë pretendon se ka zbuluar burimin e ngjarjeve apokaliptike të shekullit VI të erës sonë: një megashpërthim vullkanik në Ilopango të El Salvadorit. Vlerësohet se ai ka qenë një ndër më të mëdhenjtë në 7000 vitet e fundit duke hedhur në atmosferë 10.5 milje kub shkëmb, e që është 100 herë më i fuqishëm se shpërthimi i famshëm i malit të Shën Helenës në vitin 1980 dhe disa herë më i fuqishëm sesa ai i malit Pinatubo në vitin 1991.
Ky është shpërthimi vullkanik më i madh që njerëzit kanë dëshmuar ndonjëherë në Amerikën Qendrore deklaron autori i studimit Robert Dull. Sipas tij ngjarja në fjalë që datohet diku mes viteve 539-540 e.s ka rëndësi edhe për të kuptuar sesi majat mbijetuan ndaj saj dhe ndaj periudhës së ftohjes globale që e pasoi.
Rrëfimet historike tregojnë se në vitn 536 një mjergull e errët mbuloi diellin dhe çoi në asgjësimin e të korrave. Por deri më sot mendohej se këto re ishin mbetjet e një asteroidi apo komete, por tashmë vlerësohet se ka patur dy shpërthime vullkanike brenda harkut kohor të katër vjetëve.,
Mostra akulli nga Groenlanda dhe Antarktida tregojnë nivele të larta të sulfateve që është produkt vullkanik. Mendohet se të dy vullkanet çuan në rënie globale të temperaturave me 3.6 gradë Fahrenheit. Pas kësaj rënieje që solli uri dhe sëmundje edhe e famshmja Murtaja e Justinianit që nisi në vitin 541 mund të përftohet në një kontekst tjetër.
Rëndësia e zbulimit qëndron edhe në faktin se për ngjarjet e viteve 536-540 identifikohet me saktësi të pranueshme burimi, shkaku, pasi deri më sot ka patur disa teza se cili shpërthim vullkanik provokoi apokalipsin e shekullit VI. Mendohet se kanë vdekur menjëherë 40 mijë-80 mijë njerëz dhe më pas janë prekur 100 mjë-400 mijë të tjerë.
Shkencëtarët po shqyrtojnë mundësinë që një migrim masiv i popullsisë të ketë çuar në atë që quhet periudha e vonë Klasike e Majave, një qasje kjo që zbardh disa të panjohura për qytetërimet e Amerikës Qendrore dhe Latine.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...