Vogëlushët duan gjithmonë të ushqehen me duart e veta. E tillë është edhe vogëlushja që do të shihni në video, e cila në mungesë të duarve përdor këmbët për t’u ushqyer.
Vogëlushja Vasilina ka mahnitur me mijëra njerëz me këmbënguljen e saj për të mësuar të ushqehet me këmbë.
Në videon e mëposhtme do të shihni se si Vaselina përdor gishtat e këmbëve për të kapur pirunin dhe e çon ushqimin direkt në gojë. Në fillim nuk arrin ta fusë në gojë ushqimin, megjithatë nuk heq dorë deri në momentin që ia del të ushqehet vetë.
Videoja është filmuar nga nëna e saj, Elmira Knutzen, nga Rusia. Ajo e shpërndau videon në Facebook dhe deri tani ka marrë më shumë se 46 milionë shikime. Videoja është pëlqyer dhe komentuar shumë, ku pjesa më e madhe e komentuesve e kanë cilësuar gjestin e vogëlushes ‘frymëzuese’, ‘e mahnitshme’ dhe ‘gjeniale’.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend