Vogëlushi i adhuron flokët e tij, qan nëse i vënë kapele (FOTO)

11:40 | 6 Tetor 2016
Arbresh.info

Siç edhe u raportua një ditë më parë, flokët e mahnitshme të fëmijës 2 muajsh, janë bërë sensacion në rrjetet sociale.

Pamja e vogëlushit Cox-Noon, me të vërtetë është vërshuar nga adhurues të shumtë të tij përmes Facebook, Instagram, Youtube, etj, përcjellë Klan Kosova.

Por një detaj tjetër të radhës, ka treguar nëna e fëmijës vetëm tetë javësh, Chelsea – e cila tha se djali i saj i adhuron flokët e tij në një mënyrë të tillë, madje sipas saj ‘’Noon refuzon gjithnjë të vendoset kapelë në kokë, ai fillon edhe të qajë nëse i vurim kapele’’, ka përfunduar ajo.

Flokët e vogëlushit janë aq të dendur, sa që edhe mami i tij e ka të pamundur tharjen e tyre për një kohë të shkrutër, përcjellë Klan Kosova.

Kjo familje vjen nga Brightoni i Anglisë, derisa Cox, është ai që sa herë që del në ambiente të jashtme, bën që kokat e të gjithëve të mbajnë sytë tek ai.

E mrekullueshme apo jo!

14368766_1366348103406006_2291928668533041098_n 14479627_1366348303405986_281176248521055073_n 14494815_1366348160072667_3201674965579179758_n 14520470_1366348240072659_7851057602837249025_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme