Nga maskat e bukurisë tek plehu për bimët, por nga sot edhe si karburant. Në Londër kanë nisur udhëtimin e tyre autobusët e parë që lëvizin pikërisht me kafe falë shpikjes së Arthur Kay, një 27 vjeçar britanik.
Kay themelues dhe shef ekzekutiv i start-up Bio-bean, ka arritur të ideojë një proces për të nxjerrë jashtë nga pija më e famshme e botës, vajin e kafesë, që teksa bashkohet me dieselin tradicional krijon një biometan, B20 që është në gjendje të bëjë të funksionojnë autobusët londinezë.
Avantazhet e shpikjes janë të shumta. Përveçse lejon riciklimin e mbetjeve të kafesë, që pas përdorimit do të hidhen, përcjell oranews.al, kjo jep mundësi të limitohet Co2 dhe të kursehet karburant.
Deri tani Bio-bean ka prodhuar 6 mijë litra vaj kafeje, ekuivalente me 2.55 milion filxhanë kafeje, të mjaftueshme për të furnizuar një autobus të Londrës për 12 muaj.
Nëse mendojmë që britanikët mesatarisht konsumojnë 2.5 miliardë tasa kafeje në vit rreth 200 mijë tonelata bazë kafeje, bëhet fjalë për një riciklim që mund t’i plotësojë nevojat për lëndën e autobusëve.
27 vjeçari Arthur Kay pati idenë brilante për të krijuar një karburant me llumin e kafesë, kur po projektonte një bar teksa studionte në Universitetin e Londrës.
Projekti u bë realitet nga Shell që financoi idenë. ’Është një shembull i madh i asaj që mund të bëjmë kur fillojmë të shfrytëzojmë mbetjet si një burim për tu shfrytëzuar’, ka thënë i riu për London Evening Standard.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...