Kryeqyteti i Vietnamit, Hanoi ka qënë gjithnjë një qytet me një sens unik kulture dhe ushtrimesh. Rreth liqenit “Hoan Kiem” që në orët e para të mëngjesit dhjetëra qytetarë mbushin parkun dhe nisin të bëjnë ushtrimet e mëngjesit.
Gjithsecili është unik e kreativ në mënyrën e tij, lëvizjet nuk janë të përcaktuara, rëndësi ka që ata të ushtrohen çdo ditë qoftë edhe për pak minuta, për të qënë më të shëndetshëm gjatë ditës.
Por jo çdokush ka kohë të lirë që në mëngjes për tu praktikuar fizikisht.
Kështu një grup tregtarësh që nuk kanë kohë apo para për të bërë gjimnastikë që në orët e para të mëngjesit, e kanë gjetur zgjidhjen. Në oraret që nuk ka shumë lëizje në treg, bëhen bashkë dhe ushtrohen, ndonjëherë bashkë edhe me klientët.
“Ose jemi shumë të lodhur ose nuk kemi para. Mblidhemi të gjithë bashkë për tu ushtruar për një shëndet më të mirë dhe për të relaksuar mendjen nga problemet financiare” tha 58 vjecarja Nguyen Thi Nga, e cila shet fruta perime në treg.
“Nuk kemi kohë të shkojmë në palestër, ndaj praktikohemi këtu. Shohim dhe mësojmë” shtoi Nguyen Thi Xuyen, e cila iu bashkua grupit vetëm 20 ditë më parë.
Edhe Vu Thi Hien tha se një orë ushtrime në ditë e bëjnë të ndihet më e shëndetshme.
“E gjejmë kohën për gjithçka, për të shitur produktet tona e në të njëjtën kohë për tu ushtruar. Është shumë qejf dhe jemi shumë të lumtura” tha ajo.
Qendrat e fitnesit e palestrat në hanoi kushtojnë nga 30 deri në 150 dollarë në muaj në një kohë që një shitëse në treg fiton gjatë të gjithë muajit vetëm 250 dollarë./ Oranews
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...