Një tumor që rritet brenda cigares është imazhi që qeveria britanike po përdor për t’i bërë miliona qytetarë të lënë duhanin. Fushata më e re sensibilizuese e Ministrisë së Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, e nisur sot, është një përpjekje për të reduktuar numrin e duhanpirësve, të cilët përbëjnë një të tretën e popullsisë dhe ende mendojnë se dëmi i cigares në shëndet është i ekzagjeruar.
Duhani mendohet si shkaku kryesor i vdekjes së të paktën 100 mijë personave në vit në Britani. Fushata përqendrohet në faktin se konsumi i vetëm 15 cigareve në ditë mund të shkaktojë një mutacion që çon në shfaqjen e tumoreve. Autoritetet shëndetësore ripërsërisin se duhanpirësit vazhdojnë të luajnë ruletën ruse me çdo cigare të konsumuar.
“Një burrë që pi duhan dhe një tumor që rritet brenda cigares që ai mban në dorë. Kjo është ajo çka i ndodh trupit tuaj”, thonë mjekët që kanë ideuar fushatën./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...