Bari i bletës është pjesë e familjes së mentës dhe cilësohet si një erz qetësuese. Ai është përdorur në Mesjetë për të trajtuar ankthin dhe stresin, shtuar oreksin dhe lehtësuar dhimbjet dhe parehatitë e shkaktuara nga tretja.
Edhe para Mesjetës bari i bletës është përdorur së bashku me verën për të larguar shpirtrat, shëruar plagët dhe trajtuar kafshimet helmuese të insekteve dhe kafshëve të ndryshme.
Tani ajo përdoret së bashku me bimë të tjera, si kamomili, sanëza, për t’u relaksuar.
Bari i bletës përdoret shpesh edhe tek kremrat që trajtojnë herpesat në gojë, të shkaktuara nga ftohja dhe gripi.
Studime të ndryshme kanë treguar se bari i bletës i kombinuar me erëza të tjera si kamomili, sanëza, ndihmon në lehtësimin e ankthit dhe lufton pagjumësinë.
Gjatë një studimi të kryer tek disa njerëz që vuanin nga probleme të vogla me gjumin, 81% e atyre që përdorën një përzierje bimore me sanëz dhe bar blete bënë një gjumë më të rehatshëm se personat e tjerë që morën hapa të tjerë.
Disa studime sugjerojnë se kremrat të cilët kanë si përbërës edhe barin e bletës mund të ndihmojnë në shërimin e herpesave të shkaktuara nga ftohja.
Studimet kanë vërtetuar gjithashtu se bari i bletës mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e funksionin njohës dhe lehtësimin e ankthit dhe nervozizmit tek njerëzit që vuajnë nga sëmundja e alzajmerit.
Kjo bimë shitet edhe si çaj, dhe në kapsula, ekstrakte, vajra, tinkturë dhe në kremra të ndryshme që shiten në farmaci.
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...