Në moshën 90-vjeçare veterani i Luftës së Dytë Botërore vendos që të kthehet në grua pasi deklaron që “kishte jetuar në trupin e gabuar” që në moshën tre vjeçare.
Patricia Davies, e njohur më herët si Peter, ka thënë që është frymëzuar të transformohet pasi çështja nuk është tabu në ditët e sotme, transmeton portali arbresh.info.
“Ndihem sikur më është hequr një barrë e rëndë dhe nuk po jetoj një gënjeshtër si më parë”, është shprehur ish ushtari i ushtrisë britanike.
“Kam qenë gjithmonë i heshtur. Fillimisht jam hapur me disa fqinj dhe të gjithë më kanë mbështetur”, ka shtuar ajo.
Ajo ka marrë një vendim të tillë pas vdekjes së gruas së saj dhe ngaqë çështje të tilla nuk janë më problem si atëherë.
Fillimisht ishte skeptike dhe e ka mbajtur sekret identitetin e saj pasi ka menduar që familjarët do ta detyronin të merrte terapi elektrike.
Këtyre ditëve asaj prapë i duhen injektime të hormoneve, por ajo nuk shqetësohet për ketë përderisa kjo terapi i ndihmon të jetë vetvetja.
Së fundi ajo i është bashkuar instituteve të grave dhe thotë që po kalon periudhën më të mirë të jetës së saj./Arbresh.info
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë