Obeziteti është bërë një prej problemeve më të mëdha të ditëve të sotme në botë dhe moshat e reja janë atë që po goditen çdo ditë e më shumë.
Arya Somantri është vetëm 10 vjeç, por ai ka arritur një peshë pak më shumë se 190 kilogramë. Prindërit e tij thonë se ai konsumonte 5 vakte në ditë me ushqim të bollshëm dhe sërish thoshte se kishte ende uri.
Mjekët e tronditur, fillimisht i rekomanduar një dietë fëmijës, por pesha e tij nuk ndryshonte dhe më pas ata vendosën të kryenin një ndërhyrje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut të tij.
“Para operacionit, pesha e tij po ndryshonte shumë pak, ndërsa pas operacionit të 17 prillit, ai ra në peshë gati 20 kilogramë në vetëm dy javë dhe tani vazhdon të bjerë nga pesha, me ritme të kënaqshme”, shprehen mjekët, transmeton tch.
Arya Somantri po humbiste edhe shkollën pasi lëvizte tepër me vështirësi, ndërsa prindërit tashmë janë optimist për djalin e tyre 10-vjeçar.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?