Është vetëm një vit e gjysmë, por Yağız Bekte, ka një peshë totale prej 32 kilogramësh. Pesha anormale e fëmijës, i lindur nga 32-vjeҫari Sedat dhe 26-vjeҫarja Sevda Bekte, ka rënë në sy të të gjithë dhe është një problem shëndetësor që mjekët e kanë konsideruar si të pazakontë.
Prindërit, të cilët jetojnë në Samsun, janë shokuar në fillim kur kanë panë djalin që rritej në mënyrë të pakontrolluar gjatë gjithë kohës. Rritja e menjëhershme erdhi pasi Yağız ishte 5 muajsh, kështu që prindërit e dërguan për analiza në ‘Medicine Faculty’ në ‘Samsun Ondokuz Mayıs University’. Rezultatet e testit treguan se Yağız vuan nga “mungesa e leptineve”, një lloj shndërrimi i rrallë hormonal.
Nëna e djalit tregon se ҫdo muaj ai shtonte nga dy kilogramë që kur ajo nisi ta ushqente me qumësht gjiri: “Nuk ngopej asnjëherë dhe nuk dija ҫ’të bëja… Është gjithmonë i uritur… Tani ai peshon 32 kilogramë. Është shumë e vështirë për mua të kujdesem për të. Po vesh rrobat e vëllait më të madh, që është 9 vjeҫ. Nuk gjejmë dot veshje që mund t’i përshtaten. Ai është një vit e gjysmë tani, por nuk mund të ecë për shkak të mbipeshës.”
Vogëlushi ka nevojë për një ndërhyrje e cila kushton më shumë se 4,441 dollarë, por i ati tregon se me një pagë normale, ata nuk mund t’ia mundësojnë dot këtë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...