Një teori që shpjegon pse bëhet terr gjatë natës e injoruar nga shkencëtarët për 200 vjet është dëshmuar se është e vërtetë pas një hulumtimi duke përdorur imazhe nga Teleskopi i Hapësirës ‘Hubble’.
Astronomi gjerman Heinrich Olbers kishte shpikur teorinë e “paradoksit të qiellit të errët”, ku nëse ka një numër të pafund yjesh në univers, si ka mundësi që të jetë errësirë gjatë natës pasi çdo pikë në qiell do të përmbante një yll.
Ai kishte sugjeruar se retë e hidrogjenit mund të jenë duke e bllokuar dritën.
Por, më vonë astronomët vlerësuan se ka në fakt rreth 100 deri 200 miliardë galaktika të dukshme në univers jo mjaftueshëm sa për ta mbushur qiellin kështu që kjo teori nuk nevojitej për të shpjeguar pse bëhet terr.
Megjithatë, astronomët tani kanë llogaritur se ka rreth dy trilionë galaktika, pasi përdorën teleskopin Hubble për të parë universin.
Dhe, profesori Christopher Conselice, një astrofizikan në Universitetin Nottingham, që mori pjesë në studimin e Hubble, tha: “Faktori shtesë prej 10 ose më shumë (herë numri i galaktikave) është në gjendje që të mbushë qiellin me yje”.
“Por, shumica e asaj drite, ose e gjithë dritës nga galaktikat e largëta, absorbohet nga gazi i hidrogjenit, i cili është në mes nesh dhe atyre. Kjo ishte ideja që Olbers e kishte sugjeruar, por njerëzit e kishin mohuar atë”, shtoi ai.
Profesori Conselice tha se ekzistenca e reve të hidrogjenit u demonstrua nga astronomët, duke shqyrtuar spektrin e dritës.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...