Konsumimi i alkoolit i rritë shanset për t’u shfaqur aknet, i dëmton qelizat dhe mund të shpijë në plakje të hershme.
Pra, konsumimi i disa gotave verë apo koktejeve mund t’iu duket si pjesë e domosdoshme e jetës, por, fatkeqësisht, veprimi i tillë nuk iu sjell asnjë përfitim të vërtetë, transmeton Telegrafi.
Siç duket, konsumimi i atyre gotave alkool mund të jetë shumë i dëmshëm për trupin – në veçanti për lëkurën.
Ndonëse ka studime të shumta të cilat përpiqen t’i zbardhin efektet e mira të verës së kuqe, realisht konsumimi i sasive të tepërta e rritë rrezikun e demencës dhe shkakton inflamacion – gjë e cila e rritë pastaj rrezikun e kancerit, depresionit dhe sëmundjeve të zemrës.
Ndër tjerash, vera e kuqe rezulton të jetë pija më e keqe për lëkurën nga të gjitha llojet tjera të alkoolit – e këtë e konfirmon edhe Dr. Isabel Sharkar.
Ajo thotë se vera e kuqe priret t’ju shkaktojë skuqje të lëkurës dhe t’ju mbulojë me nishane.
Edhe koktejet janë ndër pijet më të dëmshme për shëndetin e lëkurës, sepse përmbajnë shumë sheqer, ndërkaq sheqeri njihet si shkaktari kryesor i inflamacionit.
Pra, nëse dëshironi të zgjoheni pa dhimbje koke dhe me lëkurë të pastër, më së miri është ta shmangni krejtësisht alkoolin.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...