Google ADS

Veprimi i parë që do bëni në këtë situatë tregon një tipar të fshehtë të karakterit tënd

09:10 | 6 Nëntor 2018
Arbresh.info

Njerëzit vendosen përpara zgjedhjeve çdo ditë e këto të fundit përcaktojnë rrjedhën që merr jeta juaj, tipare të personalitetit etj.

Psikologët krijojnë situata imagjinare gjatë studimeve të ndryshme që nxisin reagimet e njerëzve vetëm për t’i ndarë këta të fundit në grupe, për të përcaktuar karakterin e tyre. Një nga këto lojra, është dhe fotografia e mëposhtme. Nëse do të hapnit një derë e do të përballeshit me një foshnje që qan, me një qen që gërvisht e kafshon me dhëmbë copën e divanit, një ibrik që zien gati në të shpërthyer dhe një telefon që bie pa pushim, ju cilin veprim do të bënit të parin:

1-Do fiknit sobën dhe do të hiqnit ibrikun
Ju jeni një njeri me instikte të shpejta dhe këto të fundit shpesh herë ju drejtojnë në jetë ! Je i aftë të marrësh vendime të shpejta dhe të mos i mendosh gjatë zgjedhjet që bën. Nuk jeni dyshues dhe kjo ju ndihmon të përparoni shpejt sepse nuk analizoni çdo pengesë që ju del para.

2-Nëse veprimi i parë që do të bënit në këtë dhomë do të ishte ngritja e telefonit, jeni një person me aftësi të shkëlqyera diplomatike. Ky veprim tregon jo pak për karakterin tuaj, pasi lidhet me përqëndrimin tuaj, dhe aftësinë për të bërë disa gjëra në të njëjtën kohë. Shumë njerëz do të çakordoheshin në këtë dhomë, por ju JO. I mendoni gjërat me gjakftohtësi dhe nuk lini instiktet t’ju drejtojnë.

3-Do të merrnit në krahë foshnjen
Kjo tregon se jeni njeri empatik dhe i ndjeshëm. Nëse do të qetësoje foshnjen të parin tregon që je një njeri i kujdesshëm dhe u vjen në ndihmë të tjerëve sa herë ju del mundësia.JO rrallë herë sakrifikoni veten per të tjerët, kjo sepse keni frikë nga vetmia dhe keni gjithmonë nevojë për praninë e dikujt tjetër.

4-Do ndalonit qenin së kafshuari divanin
Je njeri i organizuar, aq sa dëshira për pastërti e rregull arrin aty, ku njerëzit nxehen me ju ! Karakterizoheni nga rregulli, përpikmëria dhe organizimi..Nuk do të jeni kurrë i qetë deri në momentin që çdo gjë të bëhet ashtu si ti dëshiron që të bëhet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme