Google ADS

Veprat e lejuara gjatë agjërimit

16:26 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Kur përmendet agjerimi, çdo agjerues në parim përpiqet në maksimum të jetë sa më i kujdesshëm që kjo vepër e madhe të kryhet e plotë dhe e pranuar tek Sunduesi i Gjithësisë.

Vazhdimësisht ka dhe do të ketë besimtarë të rinj por jo vetëm të cilët nuk kanë njohuri rreth veprave të lejuara gjatë agjerimin. Ata me qëllimin e tyre të sinqerte tregohen të interesuar rreth kësaj çështje.

Disa nga veprat e lejuara gjatë agjerimit janë:

Larja e plotë e trupit!

Në të dyja librat e përmbledhjeve të haditheve të vërteta të Buhariut dhe Muslimit transmetohet nga Aishja r.a se kur ishte agjërueshëm Profeti Muahammed alejhi selam, ngrihej në mëngjes dhe merrte gusul (larje të plotë të trupit)

Një shqetësim tjetër i besimtarëve është se gjatë pastrimit të trupit pa dashur, një pjesë e ujit kalon poshtë. Një pjesë e tyre frikësohen se mos prishet agjerimi por kjo vepër e cila kryhet padashje nuk e prish agjerimin!

Përdorimi i kohlit, ilaçeve me pika apo diçkaje tjetër në sy!

Këto janë veprime të lejueshme edhe nëse ndihet shija e tyre në fyt kjo për faktin se sytë nuk janë rrugë përcjellësë për në stomak. Dijetarë të ndryshëm kanë dhënë mendime të ndryshme rreth kësaj tematike!

Puthja, përafimi për atë që kontrollon veten

Një ndër shumë pyetjet të cilët drejtohen agjeruesit është dhe: a lejohen puthjet, përqafimet?!

Vërtetohet nga Aishja r.a se Profeti alejhi selam puthte dhe përqafonte kur ishte agjerueshëm pasi ai kishte më shumë se çdo njeri konroll mbi dëshirat e tij. Rreth kësaj tematike njeriu duhet të jetë i kujdesshëm sepse shumë dijetarë të ndryshëm kanë shprehur mendimet se nuk është e pëlqyeshme për faktin se puthjet dhe përqafimet mund të ngjallin dëshirat dhe është më e mirë të shmangen. Por nuk ka dallime midis të riut dhe të moshuarit në këtë çështje. Sepse rëndësia e saj qëndron nëse ngjall apo jo dëshira tek personi. Nësë po është e papëlqyeshme nësë jo nuk është e papëlqyeshme megjithatë është më mirë të shmanget.

Injeksionet e llojeve të shumta!

Injeksionet nuk e prishim agjërimin, qofshin ato ushqese apo jo. Madje nuk ka as rëndësi nësë është bërë në lëkurë apo në vena. Duhet theksuar se nuk përben problem nësë ajo ç’ka injektohet arrin në stomak, pasi nuk arrin atje nëpëmjet rrugëve normalë sic kalon ushqimi.

Hedhja e kupave për kullimin e gjakut!

Profeti alejhi selam ka hedhur kupa ndërsa ka qënë agjerushëm. Vlen të theksohet se nëse ky veprim çon në dobësimin e persionit atëhërë është i papëlqyeshëm.

Shpëlarja e gojës dhe e hundës

Kjo është një tematikë e cila trajtohet me mendime të ndryshme! Këto veprime në përgjithësi janë të lejuara por nuk pëlqehet të tejkalohet masa si përdorimi i një sasie të madhe uji, apo futja e ujit thellë në gojë dhe në hundë gjatë kohës së agjeruesit. Dijetarët e kanë konsideruar të papëlyqeshme hedhjen e pikave në hundë për agjeruesin pasi ata janë të mendimit se kjo vepër mund të ndikojë në prishjen e agjerimit.

Agjeruesi mund të hajë, të pijë dhe të kryejë marrdhënië seksuale deri në agim

Interes të madh shfaqet rreth kësaj çështje nga agjeruesit për faktin sepse kjo është një tematikë shumë e rëndësishme. Nëse dikush ka në gojë ushqim në kohën kur hyn agimi atij thjesht i mjafton ta nxjerë ushqimin jashte, duke mos e përtypur. E njejta gjë është edhe për mardhëniet bashkëshortore, gjatë kohës që hyn agimi mardhëniet midis çifteve duhet të kenë marë fund. Nëse veprohet në këtë mënyrë nuk prishet agjerimi. Agjeruesit i lejohet të fillojë agjerimin duke qënë i papastër(xhunub). Agjeruesit thjesht i mjafton të pastrohet nëpërmjet gusulit pas agimit.

Gratë me menstruacione dhe lehona!

Nëse gruas me menstraucione dhe lehona i ndërpritet hemoragjia gjatë natës, ajo mund ta shtyjë pastrimin pas agimit dhe të vazhdojë të agjerojë, por ajo duhet të këtë kujdes sepse bëjë këtë veprim para namazit të sabahut./elvisnaci.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme