Google ADS

Vendosja e dekorimeve të Vitit të Ri ju bën më të lumtur

22:55 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Nëse jeni në mesin e njerëzve të cilët besojnë se festat e fundvitit nuk shfaqen deri në fillim të muajit dhjetor, atëherë tani keni një arsye se përse duhet ta vendosni bredhin dhe dritat që nga ky moment: sipas shkencës, kjo do t’ju bëjë më të lumtur.

Dhe pasi që nuk ka gjë më të mirë sesa lumturia, ndoshta çdo njeri duhet ta ndjekë këtë këshillë, transmeton Telegrafi.

“Në një botë të mbushur me stres dhe shqetësim, njerëzit pëlqejnë të ndërlidhen me gjëra të cilat i bëjnë ata të lumtur, ndërsa dekorimet e festave të fundvitit i nxisin ato ndjenja të forta të fëmijërisë”, thotë psikoanalisti Steve McKeown.

“Dekorimet janë thjesht një urë lidhëse drejt atyre emocioneve magjike të fëmijërisë. Prandaj, vendosja e dekorimeve që nga ky moment vetëm sa i zgjatë ato emocione”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme