Google ADS

Vendos rekord, qëndroi 100 orë i varur në tel në 200 metra lartësi

20:37 | 20 Maj 2017
Arbresh.info

Sportisti britanik, Jediah Doohan ka vendosur një rekord të ri botëror duke qëndruar 100 orë i varur në tel në një lartësi prej 200 metra në kanionin Sahinkaya, në Samsun të Turqisë.

Britaniku ka vendosur rekord të ri në festivalin e sporteve ekstreme “Falcon Fest”, i cili po mbahet në kuadër të shënimit të 19 majit – Ditës së të Rinjve dhe Sportit në Turqi.

Doohan të hënën më 15 maj, u ngjit në tela, ku kaloi 100 orë të plota. Në tela ishte i varur në një ulëse të improvizuar, dhe pranë tij kishte ushqim.

Doohan tha se pas shumë përpjekjeve, arriti të thyejë rekordin e mëparshëm prej 90 orësh, të cilin e mbante një person tjetër.

Ai shtoi se për shkak të kushteve të këqija të motit në dy ditët e fundit ka pasur disa vështirësi, duke shtuar se ishte i lumtur për suksesin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme