Google ADS

Vendi me numrin më të madh të ateistëve

14:32 | 21 Mars 2016
Arbresh.info

Mund të jetë i pari vend në Europë, ku numri i ateistëve e ka kaluar atë të besimtarëve. Sipas një vëzhgimi të kryer kohët e fundit me 4 mijë qytetarë norvegjezë, pjesa më e madhe i janë përgjigjur me “jo” dhe “nuk e di” pyetjes “A besoni në Zot?”.

Sipas të përditshmes “The Local”, 39 për qind e të pyeturve iu përgjigjën negativisht pyetjes nëse besonin në Zot, 37 % thanë se besonin, ndërsa 23 të tjerë u përgjigjën “nuk e di”.

Një sondazh i ngjashëm është bërë për herë të parë në vitin 1985, kur 50 për qind e të pyeturve u përgjigjën se besonin në Zot, ndërsa 1/5 thanë se nuk dinin si t’i përgjigjeshin kësaj pyetjeje.

Sondazhi u krye nga “Ipsos Norway”./Shekulli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme