A e dini se është një vend ku vetëm nëse qëndroni një vit duke punuar mund të bëheni milioner?
Bëhet fjalë për Norvegjinë, ku pak kohe me pare banka qendrore norvegjeze, e ngarkuar me menaxhimin e fondit, njoftoi:
Fondi sovran i Norvegjisë, më i madhi në botë, arriti sot për herë të parë 1,000 miliardë dollarë. Ky nivel përbën gati 189,000 dollarë për çdo banor të Norvegjisë, që aktualisht ka 5,3 milionë.
I krijuar në vitet 1990 për të shfrytëzuar të ardhurat e naftës për shtetin norvegjez, fondi kaloi këtë nivel simbolik falë vlerësimit të monedhave kryesore botërore në raport me dollarin dhe ecurisë së mirë të bursave.
I përbërë kryesisht nga aksione (65,1 për qind të totalin në fund të tremujorit të dytë) por gjithashtu edhe nga bono thesari dhe asete në pasuri të patundshme, fondi sovran norvegjez është një investitor me shumë peshë që është i pranishëm në rreth 9 000 sipërmarrje, si dhe ai vetëm kontrollon 1,3 për qind të kapitalit botëror dhe 2,3 për qind të atij evropian.
Drejtori i fondit Yngve Slyngstad, në një komunikatë thotë: Mendoj se askush nuk priste që fondi të arrinte në vlerën e 1 000 miliardë dollarëve kur u bë derdhja e parë nga të ardhurat e naftës (një çek modest prej 300 milionë dollarësh, shënim i përkthyer) në vitin 1996”.
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj