Në një krahinë malore në Pakistan, njerëzit jetojnë mesatarisht deri në 120 vite. Aty është një fis i tërë për të cilët të jetosh kaq shumë vite është bërë diçka normale.
Banorët e Hunzas shprehen se ka disa arsye të cilat ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre. Një 116 vjeçare ka treguar se sekreti i jetëgjatësisë së saj është fakti që ajo është beqare dhe nuk ka pranuar të dominohet nga askush. Ata nuk stresohen për gjëra pa rëndësi dhe e marrin jetën me shumë sportivitet, shkruan Top Channel.
Madje për ata është e zakonshme që të bëhen prindër pas moshës 60 vjeç. Punojnë gjithë kohën, janë aktivë, konsumojnë vetëm produktet që i prodhojnë vetë dhe për një periudhë 2 deri në 5 muaj konsumojnë vetëm lëngun e kajsisë.
Ndërkohë ata nuk janë një popull shumë i zhvilluar. Rreth rreth 95 % e popullsisë dinë që të lexojnë dhe po ashtu praktikojnë edhe meditimin. Ata, thuajse nuk sëmuren asnjëherë./Top Channel/.
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...