Në këtë qytet rus askush nuk ka arritur të shkelë, duke zgjuar spekulime të shumta se çfarë mund të ketë në të. Vendi misterioz është posaçërisht interesant për amerikanët.
Mezhgorye është një qytet në Rusi, i cili për vite me radhë është një mister i madh dhe për këtë arsye është i mbyllur për vizitorët. Këtu jetojnë njerëz të cilët janë të punësuar në majën misterioze Yamantau në një lartësi prej 1,640 metra në Urale, transmeton Infopress.
Ky qytet u themelua në vitin 1979, ndërkaq rrethanat që pasuan në tri dekadat e fundit e kanë vënë atë nën hijen e misteriozitetit.
Imazhet satelitore tregojnë se në këtë vend nën tokë gjendet një impiant bërthamor apo bunker. Ai është hapur gjatë mandatit të presidentit rus Boris Jelcin.
Mirëpo në pyetjet e paraqitura nga Shtetet e Bashkuara, rusët u përgjigjën ndryshe. Ndër shpjegimet e shumta janë se kjo ishte një depo për ushqim, objekt për mbrojtjen e njerëzve, por edhe arsyt që ky është bunker për udhëheqje në rast të një lufte bërthamore.
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...