Google ADS

Vendet që janë më të rrezikshme për tu vizituar sesa Koreja e Veriut

20:22 | 25 Maj 2017
Trina Galanxhi

Një nga vendet më të izoluara në botë mban reputacion të keq në botë për shkak të testimit të saj nuklear dhe të dhënave të tmerrshme për të drejtat e njeriut.

Vizitorët që shkojnë të vizitojnë Korenë Veriore përballen me shumë kontrolle dhe në mënyrë të organizuar janë të detyruar të vizitojnë vendet që lejohen nga qeveria, transmeton portali arbresh.info

Ata që nuk i ndjekin rregullat, burgosen.

Mëgjithatë nuk është vetëm Koreja Veriore që përbën rrezik të lartë për tu vizituar. Janë cilat janë vendet tjera:

Honduras

Krimi dhe dhuna janë një problem serioz në të gjithë Hondurasin dhe vendi përballet me një nga normat më të larta të vrasjeve në botë. San Pedro Sula është një nga qytet kryesore në Gonduras dhe konsiderohet si një ndër qytet me të rrezikshme në botë. Ky qytët mban shkallën e dytë më të lartë të vrasjeve në botë, pas Caracait, në Venezuelë.

Pakistani

Konsiderohet një ndër vendet që shkel më së shumti të drejtat e personave LGBT dhe homoseksualët në Pakistan dënohen me burgim të përjetshëm. Nga Indeksi Global i Paqës, Pakistani është renditur në një dhjetë vendet më pak paqësorë. Lonely Planet, që mundohet të gjejë anën pozitive të vendeve në botë, ka shkruar se gjatë viteve të fundit në Pakistan është patë një rritje e dukshme e dhunës politike dhe sektare. Shumica e qeverive të huaja këshillojnë që Pakistani mos të konsiderohet si vend për vizita.

Somalia

Për shkak të rritjes së numrit të grupeve terroriste dhe kërcënimeve ndaj të të huajve, këshillohet që Somalia përbën rrezik të madh për të huajt. Gjatë viti 2015 Somalia u rëndit si një ndër vendet më të korruptuara në botë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme