Për vitin e dhjetë me radhë, Post Office Travel Money publikon “Worldwide Holiday Costs Barometer”, klasifikimin që rendit 42 qytetet dhe destinacionet turistike më ekonomike në botë.
Raporti llogarit koston mesatare të tetë produkteve që konsumohen më shumë gjatë pushimeve: një shishe ujë gjysmë litërsh, një kafe, një pije joalkoolike, një shishe birrë, një darkë me tre pjata, për dy persona, duke përfshirë edhe një shishe verë, një gotë verë, krem për mbrojtjen ndaj diellit; një spray kundër pickimeve të insekteve. Në këtë raport nuk përfshihen shpenzimet për udhëtimin (avion, anije, me makinë) apo ato të qëndrimit në hotel, shkruan ‘monitor’.
Plazhi i Rodney, Saint Lucia, Karaibe
Në vendin e 15 të klasifikimit është Plazhi i Rodney, në Saint Lucia (Karaibe). Një birrë kushton 2 euro; një darkë për dy persona 63 euro. Totali i tetë produkteve, 87,80 euro.
Orlando, Florida, SHBA
Një kafe në qytetin amerikan me parqe të shumta me një tematikë të caktuar, ndër të cilët më i famshmi Walt Disney World, kushton mesatarisht 2,40 euro; një gotë verë 5,30 euro. Totali për tetë produktet: 82,80 euro.
Cancun, Yucatan, Meksikë
Për një shishe ujë gjysmë litërsh ju do të shpenzoni 0,60 euro, një spray kundër pickimeve të insekteve kushton 3,50 euro. Totali: 81,10 euro.
Sliema, Maltë
Për një kafe në destinacionin turistik në brigjet lindore të Maltës ju do të shpenzoni 1,77 euro; për një darkë për dy persona 50,50 euro. Totali për tetë produktet, 78,35 euro.
Hoi An, Vietnam
Një darkë për dy persona në Qytetin e Vjetër, i cili është ruajtur mirë, kushton mesatarisht 55,80 euro. Në total, për 8 produktet, ju do të shpenzoni 76,30 euro.
Bali, Indonezi
Ju do të shpenzoni për një krem mbrojtës ndaj diellit 12,10 euro, një spray kundër pickimeve të insekteve 7 euro. Totali: 76,20 euro.
Paphos, Qipro
Një shishe birrë në një bar të qytetit të njohur për portin e tij, rrënojat e vjetra të varreve, fortesave, teatrove dhe vilat në Parkun Arkeologji të Paphos kushton 2,52 euro; një darkë për dy persona 48,70 euro. Totali i 8 produkteve: 71,50 euro.
Pragë, Repubblika Çeke
Një darkë për dy persona sipas “Post Office Travel Money” kushton 39,80 euro. Totali: 62,40 euro.
Mombasa, Kenia
Në qytetin e dytë më të madh në Kenia, spikat veçanërisht çmimi (shumë i ulët) i sprayt kundër insekteve: 0,83 euro. Totali 61,30 euro.
Tokio, Japoni
Birra (vendase) në Tokio kushton shumë lirë, 0,80 euro një shishe. Po aq kushton edhe një gotë verë. Në një darkë për dy persona ju do të shpenzoni mesatarisht 47,20 euro. Totali: 61 euro.
Costa del Sol, Spanjë
Kafeja kushto 1,30 euro, kremi mbrojtës ndaj diellit 5,55 euro. Totali i gjithë tetë produkteve është 59,40 euro.
Cape Town, Afrikë e Jugut
Sipas Post Office Travel Money, një darkë për dy persona kushton rreth 35,85 euro. Totali: 55,10 euro.
Algarve, Portugali
Çmimet në vend janë kryesisht ekonomike, por në rajonin më jugor të Portugalisë, spikasin për leverdishmërinë e tyre vera (1,26 euro një gotë) dhe kafeja (0,70 euro). Totali: 55 euro.
Marmaris, Turqi
Këtu uji kushton shumë pak, 0,18 euro. Edhe spray kundër pickimeve të insekteve: 1,57 euro. Totali 49,60 euro.
Sunny Beach, Bullgari
Sipas barometrit të Post Office Travel Money, Sunny Beach në Detin e Zi është destinacioni më ekonomik për vitin 2019 ndër 42 vendet e marra në konsideratë: ju do të shpenzoni për një birrë 0,65 euro; një darkë për dy persona 30,10 euro; për një shishe ujë gjysmë litërsh 0,43 euro; për një pije joalkoolike 0,80 euro; për një gotë vere 1,35 euro; për një spray kundër pickimeve të insekteve 2,70 euro; për kremin mbrojtës ndaj diellit 2,70 euro; për një kafe 0,80 euro. Totali i tetë produkteve së bashku: 39,50 euro.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League