Google ADS

Vendet me numrin më të madh të operacioneve plastike!

09:06 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Paralelisht me numrin e madh të intervenimeve estetike në disa shtete mbretëron trendi i operimeve të pjesëve të posaçme të trupit dhe fytyrës.

Shoqata botërore e kirurgjisë pastike estetike ka publikuar raportin e saj për vitin 2016 në të cilin mund të shihet se kush dhe ku, si dhë deri çfarë mase ndërmerr operacione estetike.

Përqindjet paraqesin numrin e operacioneve në raport me tërë botën, si shembull në Sh.B.A në vitin 2016 ka pasur 4 milionë intervenime kirurgjike ndërsa Brazili pason me 2,5 milionë. Edhepse këto numra janë paraqitur sipas informatave të kapshme, mund të themi se shumë njerëz ndërmarrin intervenime jashtë klinikave zyrtare dhe legale.

Lista duket kështu:

SHBA (17,9%)
Brazil (10,7%)
Japoni (4,8%)
Itali (4,1%)
Meksikë (3,9%)

Të keni parasysh se në numrat janë kalkuluar të gjitha llojet e intervenimeve plastike e jo vetëm zvogëlimi i belit apo instalimi i silikonit në gjoks. Mirëpo nëse shikojmë brenda numrave, do të mund të vërehen trendet e secilit vend. Shembull në Sh.B.A operacioni i zmadhimit të gjoksit dhe liposukcioni ndërsa në Japoni është intervenimi tek kapakët e syrit. Sa i përket intervenimit të shtuar, kemi rritje në intervenimin në pjesën e epërme të trupit (26%), pjesa e poshtme (29%) si dhe labioplastia (45%). Intervenimi që humb popullaritet është ai i zmadhimit të penisit i cili ka rënë me 28%.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme