Nëse jeni duke kërkuar një arsye për të mos shkuar sot në palestër, përdorni këtë artikull si justifikim.
Një studim i ri nga agjencia FitRated, që vlerëson cilësinë e pajisjeve dhe veglave në palestër doli në përfundimin se këto të fundit mbartin në sipërfaqen e tyre më shumë se 1 milion baktere, duke ia kaluar dhe kapakëve të tualeteve publike.
Një biçikletë ka 39 herë më shumë baktere sesa një tabaka në kafen, peshat kanë 362 herë më shumë baktere sesa një tualeti.
Studimi ka marrë gjithashtu mostra të këtyre baktereve për t’i analizaur dhe këto të fundit ishin të llojeve të zakonshme, jo patogjene e të dëmshme që mund të shkaktojnë sëmundje ngjitëse.
Njerëzit kanë gjithashtu milionina mikrogjallesa në lëkurë , por deri në momentin kur nuk shfaqin asnjë rrezik për organzimin nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Dr. Philip M. Tierno, profesor i mikrobiologjisë dhe patologjisë në Shkollën e Mjekësisë në NYU Langone dhe autor i librit “Jeta sekrete e Baktereve” shprehet se ju mund te minimizoni duke larë gjithnjë duart pas kontaktit me veglat në palestër dhe duke shtruar gjithnjë një peshqir në pajisjet ku duhet të shtriheni .
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...