Vdes personi më i vjetër në botë, 117 vjeç

17:10 | 27 Korrik 2018
A. B.

Ajo ishte personi më i vjetër në botë, 117 vjeç.

Nga qeveria lokale Kanagawa në Japonia, u konfirmua se Chiyo Miyako vdiq, jo sot por të dielën. Me kërkesë të familjes së saj, nuk u raportuan detaje të tjera lidhur me vdekjen e saj.

Miyako u lind më 2 maj 1901 dhe u bë personi më i vjetër në prill pasi bashkëkombësja e saj, Nabi Tajima vdiq në ishullin Kikai në jug të Japonisë.

Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Sigurisë Sociale të Japonisë ka njoftuar se personi tashmë i ri më “i vjetër” është 115-vjeçarja Kane Tanaka nga Fukuoka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme