Google ADS

Vdes pasi kërcen nga ura, nga gëzimi që e dashura i tha ‘po’

15:31 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Një burrë 32 vjeçar ka pësuar atë që shumëkush nuk do ta besonte.

I riu në Japoni ka vdekur në një aksident tragjik kur kishte rënë nga një urë vetëm pak sekonda pasi e dashura e tij kishte pranuar propozimin e tij për fejesë.

I ndjeri, emri i të cilit nuk u bë i ditur, kishte rënë në dy gjunjë para të dashurës së tij dhe pasi ajo i kishte thënë ‘po’ ai kishte kërcyer mbi barrierat e urës nga gëzimi, transmeton arbresh.info.

Mirëpo fatkeqësia ka ndodhur kur ai në këtë moment ka humbur balancin e tij dhe ka rënë nga 30 metra lartësi në deti duke mbetur kështu i vdekur.

Trupi i tij ishte gjetur vetëm shtatë orë pasi kishte rënë.

Tragjedia ka ndodhur në urën e gjatë 3,3 kilometër në Irabu të Japonisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme