Vdes njeriu më i shkurtër në botë

10:35 | 18 Janar 2020
Arbresh.info

Njeriu më i shkurtër në botë siç verifikohet nga Guinness World Records (GWR), ka vdekur në një spital në Nepal në moshën 27 vjeçare.

Khagendra Thapa Magar, nga rrethi Baglung i Nepalit, ishte i gjatë vetëm 67 cm.

Vëllai i tij i tha agjensisë së lajmeve AFP se ai vdiq të premten pas një beteje me pneumoni.

Magar u njoh si njeriu më i vogël në botë në ditëlindjen e 18-të në vitin 2010, në një ceremoni ku morën pjesë personalitete vendase dhe ndërkombëtare.

“Unë nuk e konsideroj veten si një njeri të vogël. Unë jam një njeri i madh. Shpresoj se të kesh këtë titull më mundëson ta provoj atë dhe të marr një shtëpi të përshtatshme për mua dhe familjen time”, tha ai në atë kohë.

Guinness World Records ka dy kategori për njerëzit me shtat të shkurtër, ata që mund të ecin dhe ata që nuk mundën, transmeton rtv21.tv.

Filipinasja, Junrey Balawing e cila nuk është në gjendje të ecë ose të qëndrojë pa u mbështetur, është njeriu më i shkurtër në botë me 59.93 cm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme