Gorrilla e malit që u bë virale në të gjithë botën për shkak të një selfie, ka vdekur në krahët e rojtarit.
Në një skenë prekëse, Ndakasi, 14 vjeç, shfaqet e shtrirë në krahët e mikur dhe kujdestarit të saj, Andre Bauma, i cili gjithashtu u shfaq në foton e famshme, transmeton portal arbresh.info
Imazhi tronditës u nda në Instagram nga Parku Kombëtar Virunga në lindje të Kongos.
“Me trishtim ju njoftojmë për vdekjen e gorilës malore, Ndakasi, e cila ka qenë nën kujdesin e Qendrës Senkëekëe të Parkut për më shumë se një dekadë. Në mbrëmjen e 26 shtatorit, pas një sëmundjeje të zgjatur në të cilën gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi, Ndakasi mori frymën e saj të fundit në krahët e dashur të mikut të saj kujdestar dhe të përjetshëm, Andre Bauma”, thuhet në njoftim.
Fotografia e kujdestarit dhe gorilës në momentet e fundit të jetës së saj ka marrë më shumë se 31 mijë pëlqime.
Të gjithë përdoruesit e mediave sociale kanë shprehur dhembshuri për vdekjen e gorillës, ndërsa kanë falenderuar kujdestarin e saj për ndihmën që i ka dhënë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...