I mbijetuari i Holokaustit, Yisrael Kristal i cilësuar nga Rekordet Guinnesssi burri më i vjetër në botë vdiq sot në moshën 113 vjeçare, njoftoi media izraelite.
Hebreu ka lindur më 15 shtator 1903 në Zarnov, në Poloninë e sotme në atë kohë nën pushtimin rus, tre muaj para se vëllezërit Wright të kryenin fluturimin e parë në botë me një avion me motor.
“Yisrael Kristal vdiq të premten, një muaj nga 114 vjetori”, njoftoi e përditshmja izraelite “Haaretz”.
Ndërsa sipas faqes së informacionit izraelite “Ynet”, Kristal kishte dy fëmijë, nëntë nipa dhe mbesa dhe 32 stërnipa dhe stërmbesa.
Rekordet Guinness e kanë përcaktuar si burrin më të moshuar në botë në mars 2016.
Kristal i kishte mbijetuar Luftës së Parë Botërore dhe kishte jetuar në Lodz, në Poloni, deri në pushtimin nazist më 1939.
Ai ishte shpërngulur më pas me familjen e tij në geton e qytetit.
Katër vite më pas, ai u dërgua në kampin e përqendrimit të Aushvicit.
Gjatë Holokaustit ai humbi gruan dhe dy fëmijët, por arriti të mbijetonte.
Sipas Rekordeve Guinness ai peshonte vetëm 37 kilogramë kur Aleatët çliruan kampin.
I vetmi i mbijetuar nga familja e tij, në 1950 Kristal emigroi në Haifa, në veri të Izraelit, me gruan e gruan e dytë dhe fëmijët.
Ai aty ngriti një pastiçeri të suksesshme deri sa doli në pension.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...