Në korrik të 1991, Ben Needhem ishte zhdukur në Kos të Greqisë. Që nga atëherë nuk janë ndalur kërkimet për gjetjen e djaloshit i cili atëkohë ishte 21 muajsh.
Së fundmi policia greke së bashku me shumë vullnetarë dhe me një ekip ekspertësh kanë filluar gërmimet afër një prone ku Ben-i ishte parë për herë të fundit në një ishull grek të Kos-it, transmeton arbresh.info.
Detektivi i rastit, Jon Cousins tha për media: “ Jam në bisedime me pronarët e shtëpisë. Unë kam arsye të forta për shembjen e një pjese të kësaj shtëpie. Ajo pjesë nuk ka qenë e ndërtuar në vitin kur Ben ishte zhdukur, prandaj nuk dua ta humbas rastin që të marr përgjigjet e pyetjeve që unë kam”.
Rasti është rihapur shumë herë, dhe prova të ndryshme shpesh e kanë drejtuar atë në kahje të ndryshme.
Së fundmi policia kanë thënë se kanë dëshmitarë që Ben Needhem ishte shkelur me kamion nga një person i quajtur Dino Barkas dhe ishte varrosur në afërsi të pronës ku tashme po bëhen gërmimet.
Familjarët e Ben-it janë paralajmëruar të përgatiten për më të keqen, në ndërkohe që hetimet ende vazhdojnë./arbresh.info.
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...