Arsyet më të zakonshme të përdorimit të saj të përditshëm janë mbrojtja e lëkurës, duarve, këmbëve dhe buzëve, rikuperimi i thembrave të plasaritura, heqja e grimit dhe zgjatja e aromës së parfumit
Vazelina, si një zgjidhje e thjeshtë për shumë probleme të lëkurës, njihet prej kohësh dhe efektiviteti i saj është veçanërisht i dukshëm në lëkurën e thatë dhe të dëmtuar.
Përftohet nga përpunimi i vajit dhe popullariteti i tij është në çmimin e tij të favorshëm.
Ky preparat ka një teksturë dylli, shumë i yndyrshëm dhe i lehtë për t’u aplikuar në lëkurë, transmeton Telegrafi.
Nga shpikja e saj nga kimisti Robert Chesebrough në 1870 deri te roli i saj aktual kryesor në rutinën e bukurisë, vazelina është kthyer në një produkt që ndihmon në kujdesin për lëkurë.
Ajo preferohet edhe nga dermatologë, të cilën për Huffington Post kanë ndarë mendimet se pse është e mirë vazelina për lëkurë.
Sipas dermatologut Joshua Zeichner, vazelina është një produkt shumë i mirë dhe mund të përdoret nga hunda e deri te gishtat e këmbëve.
Vazelina nuk “përthithet” plotësisht, por krijon një lloj shtrese mbrojtëse në lëkurë dhe në këtë mënyrë parandalon humbjen e lagështirës. Ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga të ftohtit dhe era.
Ndihmon lëkurën e thatë të rigjenerohet plotësisht, por nëse keni lloj lëkure të yndyrshme ose të përzier, nuk rekomandohet përdorimi i këtij produkti. Duke mbyllur poret përmes të cilave lëkura lëshon sebumin e tepërt, do të rrisni mundësinë e proceseve inflamatore si aknet dhe puçrrat.
Vazelina ndihmon me hidratimin e një plage në proces shërimi, si pas një operacioni por edhe për plagë ose djegie të vogla. Sigurohuni që sipërfaqja në të cilën e aplikoni të jetë pastruar dhe dezinfektuar siç duhet. Përndryshe, bakteret dhe patogjenët e tjerë mund të bllokohen brenda dhe të vonojnë procesin e shërimit. /Telegrafi/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?