Van Gogh mund të ketë vuajtur nga psikoza në 18 muajt e fundit të jetës së tij

17:57 | 17 Shtator 2016
Arbresh.info

Ekspertët në Amsterdam kanë arritur në përfundimin se piktori holandez Vincent van Gogh ka vuajtur nga psikoza e përsëritur në 18 muajt e fundit të jetës së tij.

Megjithatë, ata nuk kanë mundur të arrijnë të përcaktojnë një diagnozë definitive mbi gjendjen mendore të piktorit, transmeton koalb.com.

Ata thanë se gjendja e tij e dokumentuar që rezultoi me prerjen e veshit në vitin 1888 mund të ketë qenë rezultat i alkoholit dhe stresit.

Van Ghogh ndërroi jetë nga një plagë me armë zjarri në korrik të vitit 1890 dhe dyshohet se ishte një vetëvrasje e dukshme.

Mbledhja e profesionëstëve mjeksorë dhe historianëve të artit po peshon provat, duke përshirë edhe shumë lerta të piktorit hollandez.

Teoritë mbi shëndetin mendor të piktorit të njohur kanë përfshirë çrregullim bipolar, skizofreninë apo sifilizin.

“Një gjë e vetme nuk mund të spjegojë atë që ndodhi me Van Gogh-un”, tha profesori i etikës mjekësore Arko Oderëald për ‘The Telegraph’, transmeton koalb.com.

Sipas një studimi të kryer në muajin korrik theksohet se Van Gogh kishte prerë të gjithë veshin dhe jo vetëm një pjesë të tij. /Koalb.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme