Historitë me vampirë kanë inspiruar autorë të mëdhenjë dhe regjisorë për një kohë të gjatë.
Por, sipas një studimi të fundit krijesat gjak-thithëse mund të kenë ekzistuar vërtetë. Besohet se një sëmundje e rrallë ka dërguar në stilin e Drakulës gjatë kohrave të lashta, transmeton portali arbresh.info
Sëmundja e quajtur ‘Protoporfiri eritropoetik (EPP)’ është një gjendje gjenetikë që i bën të ndjeshëm njerëzit ndaj dritës dhe në të kaluarën është trajtuar duke pirë gjakun e kafshëve dhe duke bërë një jetë të natës, shkruan studimi i botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences.
“Njerëzit me këtë sëmundje janë anemikë kronikë, gjë që shkakton lodhje te ata dhe i bën të duken shumë më të zbehtë me rritjen e ndjeshmërisë së dritës”, tha Barry Paw, autor i studimit.
“Madje, edhe në ditët me re, ka dritë të mjaftueshme ultraviolet për të shkaktuar çrregullime dhe shpërhapje të pjesëve të ekspozuara të trupit, veshëve dhe hundës”, tha ai.
Në kohët bashkohore, personat që vuajnë nga kjo sëmundje qëndrojnë në ambiente të mbyllura gjatë ditës dhe marrja e transfuzioneve të gjakut është mënyra e duhur për të trajtuar këtë gjendje./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...