Valentina Duka: Esat Pasha ka tradhtuar gjithmonë interesat e shqiptareve

01:36 | 19 Korrik 2017
Trina Galanxhi

E ftuar në emisionin “Opinion” historiania Valentina Duka, ka folur për figurën e Esat Pashë Toptanit.  E pyetur nga Blendi Fevziu se si e vlerëson figurën e tij, Duka është shprehur se ai ka tradhtuar interesat e shqiptarëve.

“Esat Pasha veproi si një komandat arbiotrat dhe shumë i korruptuar, bëri shumë armiq. E urrenin të gjithë nacionalistët e Shqipërisë së Veriut dhe të gjithë nacionalistët e Shqipërisë së Jugut”, u shpreh Duka.

Më tej Duka tha se Esat Pasha është munduar të fus përçarje të thellë mes shqiptarve: “Kanë qenë të pakta ditët që ai mund të ketë menduar për Shqipërinë. Ka menduar vetëm për karrierën e vet politike”, u shpreh Duka.

Duka e konsideroi Esat Pashën si një personazh që ka tradhtuar gjithmonë interesat e kombit shqiptar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme