E pabesueshme ajo që kanë parë e dëgjuar banorët e provincës së Çorumit në Turqi, pasi prej ditësh qarkulluan thashetheme dhe më pas u pa nga sytë e tyre se një vajzë misterioze vinte dhe qante në varrezat e zonës.
Më 29 prill, dëshmitarët raportuan se kishin parë një vajzë adoleshente duke qarë dhe duke folur me vete në një nga varret e zonës, thuhet se vajza dukej rreth 15 vjeçare, ndërsa policia tha se vajza ishte e veshur me të zeza dhe mbante këpucë të kuqe dhe qante në varrin e një gruaje që vdiq në vitin 1982.
Ditën tjetër,punëtorët e varrezave e gjetën vajzën aty, por ajo u zhduk menjëherë shkruan gazeta ‘Hyrriet’ .
Ata lanë një shënim në varr ku shkruanin se mund t’i drejtoheshin për ndihmë, por vajza thuhet se vazhdoi të vinte në varrin e njëjtë për të qarë për dy ditët e ardhshme, e çdo herë që vinin njerëz, ajo u zhdukte.
Policia po vazhdo hetimet me qëllim që të zbulojë për çfarë bëhet fjalë, /arbresh.info
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...