Një raport i shumëpritur i një njësie sekrete të ushtrisë zvicerane gjatë Luftës së Ftohtë më në fund është botuar, gati pas 27 vjetësh pasi ishte shkruar.
Raporti i Cornu zbulon se Zvicra neutrale kishte bashkëpunim të çuditshëm të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar – një anëtar i NATO-s, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
P-26, një njësi e ushtrisë zvicerane prej 400 vetësh, u krijua për të “qëndruar prapa” dhe për t’i rezistuar një pushtimi të mundshëm sovjetik.
Raporti është emëruar pas gjyqtarit zviceran Pierre Cornu, i cili e ka shkruar atë.
Kur ekzistenca e P-26 doli në dritë në 1991, informacioni i kufizuar në lidhje me këtë sugjeroi se oficerët e tij kishin bashkëpunuar ngushtë me një numër shtetesh anëtare të NATO-s.
Një shqetësim i veçantë ishin thashethemet, të konfirmuara tashmë, se P-26 kishte lidhje të ngushta me shërbimet britanike të sigurisë.
Njësia zvicerane udhëtoi rregullisht në Britani, ku anëtarët e saj, shpesh duke përdorur letra të rreme, u stërvitën në luftë guerile, duke përfshirë teknikat e sabotazhit.
Një ushtrim i veçantë u mësoi pjesëmarrësve se si t’i hedhin në erë rafineritë e naftës, ndërsa një tjetër përfshiu nga një helikopter në tjetërin.
P-26 gjithashtu kishte plane për të zhvendosur qendrën e tij të komandës në Britani, nëse Zvicra do të pushtohej. Pajisjet për zhvendosjen u ruajtën në një vend të sigurtë në ambasadën zvicerane në Londër./arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë