‘Ushtarët robotë’, e ardhmja e ushtrisë

00:43 | 4 Maj 2017
Trina Galanxhi

Rreth 50 robotë janë testuar së fundmi nga marinsat amerikanë dhe një ditë ata mund të jenë pjesë e kësaj ushtrie. Testimet e fundit janë kryer në bazën e marinës “Camp Pendleton” në Kaliforni.

Mes armëve të reja të testuara ishin edhe robotë të armatosur që janë të aftë të hapin zjarr kryesisht në zonat bregdetare si një linjë e parë e sulmit.

Gjithashtu Marina amerikane është duke testuar edhe skafe që mund të transformohen në nëndetëse të afta për t’u larguar kërcënimeve. Përdorimi i këtyre robotëve të armatosur në vijën e frontit do të ndihmojë në shpëtimin e jetës së ushtarëve, tha Marina amerikane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme