Në vitin 1610 Galileo Galilei vuri re për herë të parë unazat spektakolare të Saturnit. Sot të gjithë munden t’i shohin unazat me anë të një mjeti të thjeshtë, por kjo do të jetë e mundur deri në vitin 2025.
Unazat e Saturnit do të ‘zhduken’ dy herë, shkruan “Metro”.
Shtatë unazat mendohet se janë krijuar nga copëzat e kometave, asteroidëve dhe hënave të shkatërruara që i janë afruar së tepërmi planetit të gaztë dhe janë asgjësuar për shkak të gravitetit të tij të fuqishëm.
Gjithashtu ka miliarda copa akulli dhe është i mbuluar i gjithi me pluhur hapësinor. Askush nuk e di sa të vjetra janë unazat, por sipas një studimi të publikuar në Maj, janë formuar rreth 400 milionë vite më parë, më pas se 1/10 e moshës së planetit.
Unazat po zhduken duke rënë si shi akulli në atmosferën e Saturnit. Megjithatë, janë kaq të mëdha sa do të jetë e vështirë të dallohet nga planeti ynë dhe do të duhen 100 milionë vjet që të zhduken tërësisht.
E gjitha qëndron te iluzioni optik. Në njërën anë unazat janë gjigande, ndërsa në tjetrën nuk arrijnë më shumë se 10 metra trashësi. Në vitin 2025, Saturni do të anohet në një kënd 3.7 gradë dhe unazat e tij do të duken shumë të holla.
Fenomeni nuk do të zgjasë shumë pasi planeti largohet nga Toka gjatë ciklit të tij 29.5-vjeçar dhe gradualisht do të shfaqë pjesën e poshtme të unazave derisa të anohet plotësisht në vitin 2032./tvklan.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...