Ujqërit po shfaqen sërish në Danimarkë. Megjithëse vend i ftohtë, në këtë shtet ujqërit ishin zhdukur prej shumë kohësh, ndërsa tani janë shfaqur në perëndim të vendit.
Peter Sunde, një zoologist i shquar nga Universiteti Aarhus, pretendon se ka marrë dëshmi të ADN-së që jo vetëm që dëshmon se ujqërit janë kthyer në rajonin e perëndimit Jutland, por një femër ka udhëtuar mbi 500 kilometra nga Gjermania, për t’u vendosur aty.
“Ne presim që ata të kenë këlysh këtë vit apo vitin e ardhshëm”, tha Sunde, duke folur për AFP-në.
“Njerëzit u habitën shumë kur ujqërit u shfaqën së pari në Danimarkë, por ato janë shumë të lëvizshëm dhe po aq të adaptueshëm për peizazhet kulturore sa edhe dhelprat. Problemi i vetëm historik është, se ne i vranë ata”, tha ai.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit