Një objekt i çuditshëm është filmuar së fundmi mbi Nizhny Novgorod të Rusisë, aty ku Anglia do të luajë më 24 qershor ndeshjen e saj të dytë në Botëror.
Pas publikimit të një video nga një qytetare ruse, të shumta kanë qenë komentet, ku disa prej tyre shkruanin se bëhej fjalë për një objekt jashtëtokësor. “UFO-t erdhën për Kupën e Botës”, shkroi një person.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i autoriteteve ruse, të cilat kanë pasur një shpjegim shumë më te besueshëm, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për lëshimin e një rakete me satelitin Glonass-M, i cili ishte nisur me sukses nga Moska në orën 12:45 minuta të së dielës./tch/
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...