U mundua t’i shpëtonte, vret 53 këlyshë

20:20 | 22 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Autoritetet kanë thënë se 53 këlyshë kanë vdekur nga mbinxehja ku ata ishin mbajtur të mbyllur në një kamion të vogël jashtë një shtëpie në Missouri.

Një punëtor transporti për kafshët ishte munduar t’i mbante këlyshët të ngrohtë sepse temperaturat jashtë ishin nën zero, ai përpos nxehëses së automjetit e cila në shikim të parë dukej se ishte e prishur, kishte vënë edhe një tjetër brenda në kamionetë, transmeton arbresh.info.

Nxehësja e “prishur” e kamionetës në të vërtetë punonte, dhe kështu këlyshët vdiqën.

Ndaj punëtorit transportues nuk janë ngritur akuza sepse sipas ekipit të hetuesisë ky ishte aksident, ndërsa shumë grupe të kafshëve janë ankuar për neglizhencë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme