Disa nxënës në një shkollë të mesme, mund të kenë konsumuar disa biskota, të cilat përmbanin mbetje nga trupi i gjyshes së vdekur të një shoqes së tyre të klasës.
Kjo pasi brenda biskotave, mendohet se ishte hedhur hi, nga trupi i pajetë i të moshuarës.
Ngjarja shokuese vjen nga Da Vinci Charter Academy High School, në California, SHBA.
Sipas Departamentit të Policisë së Davis, së paku nëntë gjimnazistë, denoncuan në polici shoqen e tyre se vetëm pasi iu dha biskotat me sheqer të përgatitura në shtëpi, iu tregoi “përbërësin sekret”, transmeton noa.al.
Nuk dihet ende nëse është e vërtetë ose jo, teksa priten verifikimet e rastit, ndërsa asnjë prej nxënësve nuk ka shfaqur probleme shëndetësore.
Ndërkohë një zëdhënës i Davis Joint Unified School District deklaroi se pas denoncimit të bërë pak ditë më parë, puna ka qenë tejet e ngarkuar, shkruan noa.al.
“E dimë se kjo vajzë u ka thënë shokëve se biskotat kishin hi nga trupi i gjyshes. Ndonëse nuk e dimë si është e vërteta, shëndeti i nxënësve tanë është prioritar”, shtoi më tej.
Haradinaj në Pejë: Anëtarësimi direkt në NATO, shtysë për zh...
Aksident mes një kamioni dhe një veture në dalje të autostra...
Guardiola konfirmon lëndimet e dy yjeve të Man Cityt – thotë...
Ditë zie në Serbi, flamujt serbë ulen në gjysmështizë edhe n...
Haxhiu në Tiranë takohet me ish-ministren Gjonaj, diskutohet...
Për herë të parë në histori regjistrohet një uragan në Finla...