Google ADS

U infektua me HIV AIDS nga trajtimi që mijëra gra bëjnë çdo ditë

09:53 | 25 Shtator 2017
Arbresh.info

Siç e dimë tashmë, virusi HIV mund të transmetohet nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, gjilpërave, gjakut, etj.

Megjithatë, rezulton se ekziston një mënyrë tjetër e çuditshme e transmetimit të HIV. Kohët e fundit, një grua në Brazil u trondit kur shkoi për të dhuruar gjak.

Përkatësisht, testet që ajo bëri zbuluan se kishte HIV pozitiv. Gjëja e çuditshme qëndronte në faktin se ajo e dinte që është e pamundur ta ketë marrë virusin përmes marrëdhënieve seksuale, sepse nuk kishte.

Por, më pas ajo kujtohet që kishte përdorur të njëjtat pajisje për thonjtë me kushërirën e saj , e cila ishte me HIV pozitiv pas një trajtimi me manikyr. Të gjithë e dinë se ky virus nuk mund të përhapet përmes ajrit dhe prekjes, por vetëm përmes kontaktit me plagë dhe gjakun.

Sidoqoftë, ky rast i rrallë tregon se duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të shmangni përdorimin e pajisjeve të higjienës personale me njerëz të tjerë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe duhet ta mbani gjithmonë parasysh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme